Asnjë pendesë! Keijsi flet për herë të parë pasi u përjashtua nga “Big Brother”.

Wednesday, January 28, 2026

Nëse mendoni se Keijsi ka qenë duke reflektuar mbi gabimet pas përjashtimit nga spektakli mbrëmjen e djeshme e keni gabim, ai qëndron shumë larg kësaj.

Gjatë një interviste në “Shqipëria Live” ai u shpreh mbi mënyrën se si u largua nga shtëpia dhe arsyeja e përjashtimit.

Gabim ndoshta mund të jetë vetëm mënyra e artikulimit të fjalëve që mund të jetë pak e rënduar nga ana ime, pra zëri, tonaliteti pak i lartë.”

Nuk e dimë se çfarë ka kuptuar ai pas ikjes, por me sa kemi parë deri tani “Big Brother” nuk ka larguar ndonjë banor me zarf të zi prej zërit të lartë.

Arsyeja kryesore e asaj sjelljeje, sipas asaj çfarë tha, ishin provokimet dhe ofendimet dhe nuk është penduar aspak sepse të gjithë morën prej tij atë që merituan.

Trëndafili del me trëndafil,” u shpreh ai.

Nga Stelina te Ina as Keijsi se kuptoi si shkoi kjo punë, por fajin po ja vëmë prapë emocioneve të spektaklit, por edhe Kristit.

Sipas tij, ai hyri mes tij dhe Stelinës dhe kjo e fundit zgjodhi ta besonte. Pasiguritë, sherret, mosbesimet dhe ndërhyrja e personave të tretë, këto ishin arsyet kryesore që i dhanë fund çdo gjëje mes tyre.

Keijsi u largua nga “Big Brother VIP Albania” me zarf të zi, për shkak të gjuhës ofenduese që kishte përdorur gjatë spektaklit.

Sourceanabel
RELATED ARTICLES
- Advertisment -