Gjatë një tubimi me qytetarët, Thaci ka premtuar sërish heqjen e vizave, integrimin në strukturat euro-atlantike, si dhe rritjen e pagave për të gjithë sektorët. Ai është shprehur se, pavarësisht se PDK nuk ka qeverisur dot Istogun, i njohur si bastion i LDK-së, ka bërë më shumë investime se cdo qeveri tjetër. Kryeministri ka shtuar më tej se nëse fiton zgjedhjet, partia e tij nuk do të bëjë koalicion me partitë që braktisën qeverinë. Më pas, bashkë me eksponentët e tjerë të partisë së tij, Thaci ka vazhduar fushatën elektorale në Gjakovë.