Zvicër – Nisin bisedimet për programin bërthamor të Teheranit

Këto janë bisedimet e para të këtij niveli që zhvillohen pas më shumë se një viti, edhe pse analistët shprehen skeptikë mbi përfundimin e tyre. Ditën e Diel, Irani deklaroi se kishte shpërndarë brenda vendit sasinë e parë të uraniumit të pasuruar dhe se shkonte drejt bisedimeve “i fortë dhe i fuqishëm”. Por fuqitë perëndimore druhen se Irani mund të përpiqet që të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse thotë se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore. Zyrtari përgjegjës për cështjet bërthamore, Ali Akbar Salehi deklaroi për një televizion lokal se bisedimet zhvillohen për përfitimin e vendeve të tjera dhe jo të Iranit.

Advertisement