“Bisedimet do të kenë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet dy vendeve fqinje, pas të cilave qëndron historia e rëndë e konflikteve dhe e shkatërrimeve, por të cilat kanë para vetes qëllimin e përbashkët: të ardhmen paqësore dhe të stabilizuar”, ka thënë Thaçi për të përditshmen beogradase “Pravda”. Thaçi i ka ftuar serbët e Kosovës që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 Dhjetorit, duke theksuar se kështu mund ta përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike dhe të sigurisë.