Kore e Jugut – Do të përgjigjemi me sulme ajrore

Kim Kuan Jing e ka bërë deklaratën e tij gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin e Seulit. Koreja e Veriut bombardoi javën e kaluar një ishull të Jugut, që ndodhet pranë kufirit detar mes dy vendeve, duke vrarë katër persona dhe shkatërruar shumë shtëpi. Shefi i shërbimeve sekrete të Seulit paralajmëroi pak ditë më parë për sulme të reja nga ana e Penianit. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar tej mase pas bombardimit, që sipas Penianit erdhi për shkak të manovrave ushtarake të marinës së Jugut.

Advertisement