SHBA – Rikthehet Uikileaks online

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Tuitter, në të cilin thuhet: “Uikileaks spostohet në Zvicër me adresën http://wikileaks.ch/”. Po përmes Tuitter-it, Uikileaks ka akuzuar Shtetet e bashkuara për zhdukjen e saj të përkohshme nga interneti. “Domain-i wikileaks.org është vrarë nga Shtetet e Bashkuara”, thuhej në Tuitter pak momente pas errësimit të faqes së Julian Assange. Kompania që i siguronte shërbimin e domain-it, EveryDNS.net deklaroi se e kishte përfunduar shërbimin për shkak se wikileaks.org ndodhej nën një sulm masiv të piratëve informatikë. Ajo tha se sulmet kishin kërcënuar infrastrukturën e saj, duke vënë në rrezik aksesin tek mijëra faqe të tjera interneti.

Advertisement