Bleona Qereti shkëlqen në kopertinën e Vogue Latino America!
Vogue ka zgjedhur për kopertinën e muajit dhjetor yllin shqiptar me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti, e cila shfaqet më e fuqishme, më elegante dhe më inspiruese se kurrë më parë. E veshur me një krijim të sofistikuar nga Maison Alaïa dhe e zbukuruar me një gjerdan mahnitës të linjës High Jewelry të Bvlgari, Bleona radiaton si protagoniste e një përralle moderne, një figurë e qëndrueshmërisë dhe reziliencës.
Fotografuar në mënyrë poetike nga @losquien, portreti i Bleonës kap bukurinë e saj unike dhe fuqinë e brendshme që e ka shoqëruar përgjatë gjithë karrierës. Duke u shndërruar në një ikonë të padiskutueshme pop-kulture, ajo vazhdon të frymëzojë breza të tërë me autenticitetin, guximin dhe stilin e saj.
Në një intervistë intime për Vogue Latin America, Bleona reflekton mbi rrugëtimin e saj artistik, sakrificat, familjen dhe momentet kyçe që kanë ndërtuar gruan dhe artistën që është sot. Historia e saj e suksesit është një testament i vërtetë i forcës, këmbënguljes dhe vizionit të palëkundur.
Ky edicion i Vogue Latino America e paraqet Bleonën jo vetëm si një yll të modës dhe muzikës, por si një grua që mishëron fuqinë e reziliencës, një mesazh i fortë për të gjitha gratë që ndjekin ëndrrat e tyre me pasion e guxim./radionrg.al



