Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.
Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Shpati ishte konfirmuar që do të ishte pjesë e spektaklit më të madh të ‘reality show’ BigBrother Albania VIP 5, por fatkeqësisht u nda nga jeta.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ai u bë i njohur në tregun muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.


