Indi – Përkujtohet dy vjetori i sulmeve në Mumbai

Tuesday, December 16, 2025

Komandot ushtarakë marshuan në rrugët në jug të Mumbait dhe ministri i Brendshëm, Palaniappan Chidambaram vendosi një kurorë me lule në një memorial kushtuar policisë. Ndërkohë, kryeministri Manmohan Singh ka premtuar se do të dyfishojë përpjekjet për të cuar përgatitësit e sulmit të përgjakshëm përpara drejtësisë. Qytetarët pritet gjithashtu ta përkujtojnë ditën me lutje dhe marshime paqësore. Sulmi i terroristëve, që zgjati plot 60 orë, shenjestroi hotele luksoze, stacionin kryesor hekurudhor dhe qendrën kulturore të hebrenjve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -