Qindra persona të tjerë u plagosën, kur njerëzit u përplasën mes tyre në një ishull të vogël në ditën e fundit të Festivalit të Ujit. Rrëmuja ndodhi në një urë, e cila sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes u mbipopullua nga turmat e njerëzve. Kryeministri kamboxhian Hun Sen ka urdhëruar një hetim të detajuar mbi ngjarjen, të cilën e ka konsideruar si “tragjedinë më të rëndë” që prej masakrave të Khmerëve të Kuq në vitet 1970. Kreu i qeverisë ka urdhëruar gjithashtu të gjitha ministritë që të mbajnë flamurin e vendit në gjysmështizë.


