Mediat lokale raportojnë se predhat kanë rënë mbi një ishull të Jugut dhe për pasojë disa shtëpi kanë marrë flakë dhe disa ushtarë janë plagosur. Pas sulmit, Koreja e Jugut ka ngritur në nivelin maksimal gjendjen e gatishmërisë, ka bërë të ditur Ministria lokale e Mbrojtjes. Ndërkohë, liderët kryesorë të vendit janë takuar në një bunker nën tokë në Seul për të diskutuar mbi incidentin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Pas saj, presidenti Lee Myung Bak ka deklaruar se po përpiqet që të parandalojë përshkallëzimin e situatës pas sulmit. “Por nëse provokimet do të vazhdojnë, atëherë përgjigjia e Seulit do të jetë më e fortë”, ka deklaruar Myung Bak. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut njoftoi se zotëron një impiant modern për pasurimin e uraniumit.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


