Tiranë – Ngjela: përgjigjen e ofertës e presim deri në Nëntor, më pas protesta

Thursday, January 15, 2026

Në një prononcim për mediat përfaqësuesi i “Opozitës së bashkuar” Spartak Ngjela ka theksuar se nëse nuk do të jepet një përgjigje për ofertën e opozitës për hetimin e materialeve zgjedhore deri në 26 Nëntor atëherë i gjithë vendi do të përfshihet nga protestat e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Sipas Ngjelës protesta e parë do të nisë nga qyteti i Elbasanit dhe më pas do të përshkallëzohet në të gjithë vendin. “Mazhoranca po hesht në lidhje me kërkesën e opozitës për hetimin e materialeve zgjedhore dhe ne mendojmë që vetëm protestat e zgjidhin situatën” theksoi Ngjela duke shtuar se heshtja e mazhorancës tregon se kryeministri Berisha nuk e do kompromisin për zgjidhjen e krizës politike në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -