David Beckham pret flokët dhe Victoria nuk është aspak e lumtur.

Friday, December 5, 2025

Victoria Beckham ka shpërndarë një video të bashkëshortit të saj, David, ku dukshëm ky i fundit ka bërë një gafë gjatë prerjes së flokëve. Dhe padiskutim, ky moment nuk mund të kalonte pa ngacmimet, apo siç shprehet njerëzit në komente, talljet e Victoria-s.

Në një video të postuar në Instagram të shtunën, David shfaqet me një pjesë të flokëve të prera shuuumë shkurt.

Babi, çfarë ke bërë?!?!”, shkruan Victoria në përshkrimin e videos, ku duket qartë se po e shijon situatën e krijuar.

David, dukshëm i pakënaqur me punën e tij, mban dorën mbi një pjesë të kokës. Ai shpjegon se koka e makinës i ra gjatë prerjes dhe më pas i tregon “dëmin” kamerës, ndërkohë që Victoria dëgjohet duke qeshur.

Nuk është për të qeshur,” i thotë ai, por ajo sërish kërkon ta shohë më qartë atë që ka bërë.

Duket tmerrshëm,” tha Victoria pa asnjë filtër.

Ajo shtoi se fëmijët e tyre do kenë “mjaftueshëm material për të qeshur” nga kjo gafë e babait të tyre.

David rishpërndau më pas videon, duke thënë se e shoqja mund edhe të mos tregohej aq e sinqertë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -