Të ndaluarit janë Altin Ndoci, 23 vjeç, banues në Tiranë; Aurildo Xheka, 31 vjeç, banues në Tiranë; Mark Gega, 23 vjeç, banues në Piraj të Lezhës; Xhaferr Ferati, 23 vjeç, banues në Tiranë; Thoma Rrapi, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Vladimir Shtjefni, 30 vjeç, banues në Lezhë; si dhe u shpall në kërkim 28-vjeçari Nikolin Zefi, edhe ky banues në Piraj të Lezhës. Arrestimi i tyre u arrit dje në mesnatë, pas informacioneve të marra dhe organizimit të shërbimeve, në rrugën “Komuna e Parisit” në afërsi të një qendre tregtare, në Tiranë. Pas një hetimi një mujor të bërë ndaj tyre dhe falë informacioneve të poseduara, rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur sjelljen me automjete të sasisë prej 43 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, e cila dyshohet se kishte për qëllim shpërndarjen e saj, kryesisht në zonën e rrugës “Komuna e Parisit” , “21 Dhjetori” etj, zona në Tiranë. Ndërsa mësohet se lënda narkotike e dyshuar si marijuanë me peshë 43 kg, ishte e fshehur në pjesën e pasme të automjeteve “Ford Galaxy”, me targa TR 5031 U dhe “BMV”, me targa M 271 LYH, në pronësi të Altin Ndocit dhe Thoma Rrapit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.


