Tiranë – Presidenti Topi niset për vizitë treditore në Itali

Në këtë veprimtari, kryetari i shtetit është i ftuari i nderit i Qendrës së Studimeve “Xhuzepe Donati” në Pistoja, e cila, në një ceremoni solemne, do t’i dorëzojë presidentit Topi “Çmimin Ndërkombëtar të Paqes”. Fjalën e hapjes së kësaj ceremonie do e mbajë zëvendëspresidenti i Senatit italian, Vanino Kiti, me të cilin Topi pritet të ketë një takim. Por në kuadër të vizitës në shtetin fqinj, Presidenti i Republikës do të ketë takime të veçanta pune dhe me kryetarët e bashkisë së qyteteve të Pratos, Roberto Çeni; të Pistojas, Renco Berti; po ashtu me përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, si dhe me presidentin e rajonit të Toskanës, Enriko Rosi. Gjatë kësaj vizite në vendin fqinj, Presidenti Topi do të pritet nga kryetari i bashkisë së qytetit të Androdokos, Mauricio Faina. Në praninë e tij dhe të përfaqësuesve të tjerë vendorë, kryetari i shtetit, në shenjë respekti dhe përkujtimi do të vizitojë muzeun që mban emrin e nderuar të piktorit të madh shqiptar, Lin Delija.

Advertisement