Shkodër – Arrestohen katër persona të shpallur në kërkim

Konkretisht, i pari prej tyre është Besnik Vila, vjeç 32, lindur e banues në Golem të Shkodrës, i cili ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të vrasë për motive të dobëta me çifte, një person me inicialet Z. B., dhe për këtë, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Ndërsa i dyti i ndaluar është Qazim Alijaj, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Qerret të Pukës, i cili ka qenë i shpallur në kërkim, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi rezulton se është autor i djegies së banesës të personit me inicialet F. P., ngjarje kjo e ndodhur më 21.08.2010 në qytetin e Pukës. I parafundit i ndaluar ka qenë Edison Malgjoni 20 vjeç, lindur e banues në fshatin Levoshë të Pukës, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes”. Në fund, ndër të ndaluarit renditet 55-vjecarja me emrin Xh.Muçaj, banuese në fshatin Vukatanë të Shkodrës, për veprën penale “Kallëzim i rremë”. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të të lartpërmendurve, do i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Pukës.

Advertisement