Irlandë – Qeveria mblidhet për krizën

Takimi do të zhvillohet ditën e Diel, ndërsa detajet e tij do të publikohen të Martën, bën të ditur BBC. Ndërkohë, bisedimet mes Dublinit dhe Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar janë në vazhdim e sipër. Republika po negocion afatet e një huaje prej disa dhjetra miliardë paundësh për të garantuar financat e saj publike. Sipas BBC, janë dy, pikat kyce në të cilat po bazohen bisedimet: 1) situata e brishtë fiskale e vendit, që e ka cuar deficitin buxhetor në 32% të GDP-së; 2) si të rimëkëmbet sektori i dobësuar bankar i vendit që ka mbetur jashtë tregjeve ndërkombëtare.

Advertisement