Portugali – Dita e dytë e samitit të NATO-s, aprovohet strategjia e tranzicionit në Afganistan

Përvec liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, në samit janë të pranishëm edhe presidenti afgan Hamid Karzai, si dhe drejtuesit e 20 vendeve që veprojnë në kuadër të forcës ndërkombëtare, ISAF. Vetëm pak caste pas nisjes së mbledhjes, liderët e vendeve kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e strategjisë së tranzicionit në Afganistan. “Strategjia do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2011 dhe ka si objektiv kalimin e përgjegjësive të sigurisë tek trupat afgane në të gjitha provincat e vendit brenda vitit 2014”, thuhet në një komunikatë. Në këtë dokument mbështeten edhe përpjekjet e qeverisë afgane për integrimin e atyre anëtarëve të njësive rebele që heqin dorë nga dhuna dhe pranojnë kushtetutën afgane.

Advertisement