Tiranë – Deputeti gjerman Schulte vlerëson hapat e bëra nga vendi për integrimin

Kështu është shprehur deputeti gjerman Bernhard Schulte Druggete në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli. Sipas tij vendi ynë po ecën përpara për të arritur synimin kryesor atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Duke iu referuar edhe projektit për bursat parlamentare deputeti gjerman theksoi se studentët shqiptarët do të mund të bëjnë praktikën në parlamentin gjerman dhe të njohin nga afër edhe kulturën e këtij vendi. Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli vlerësoi rolin e Gjermanisë në proceset integruese të vendit dhe për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave. “Roli i Gjermanisë ka qënë themelor dhe unë kisha kënaqësinë e madhe që ta falenderoja deputetin Schulte për mbështjen që i ka dhënë Shqipërisë për heqjen e vizave” theksoi Topalli.

Advertisement