Kosovë – Thaci: nuk jemi vetëm parti politike por edhe lëvizje popullore

Sipas Thacit, PDK është një familje e madhe, e cila ka ditur të krijojë institucione dhe t`i ruajë ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka braktisur qeverinë. PDK-ja, sipas Thaçit nuk është vetëm parti politike, por edhe lëvizje popullore në të cilën kanë vend të gjitha shtresat e shoqërisë. Sipas kryetarit të PDK-së, kjo parti do të fitojë zgjedhjet e 12 Dhjetorit, për faktin se ajo është partneri më serioz i SHBA-së. Ndërkohë Thaçi u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 Dhjetorit. Ai në rolin e kryeministrit kërkoi nga partitë politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme që do të ishte shembull edhe për vendet e tjera.

Advertisement