Serbi – Jeremic: nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Ndërkohë sfida e tretë, sipas tij, është Bosnje-Hercegovina, sovranitetin dhe integritetin territorial të së cilës Serbia e mbështet. Por, kur bëhet fjalë për Kosovën, Jeremiç përsëriti se Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe se kurrë nuk do ta njohë as direkt e as indirekt. “Me padurim pres fillimin sa më të shpejtë të dialogut, i cili do të fillonte me shqyrtimin e çështjeve më pak kontestuese. Serbia në mënyrë konstruktive do t`i qaset arritjes së paqes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe arritjes së një kompromisi”, transmeton BBC në serbisht. Këto komente ministri i Jashtëm serb i bëri në “London School of Economics” në Londër, ku mori pjesë bashkë me ministrin e Jashtëm bullgar, Nikollaj Mlladenov.

Advertisement