Tiranë – Kryeministri Berisha pjesëmarrës në samitin e nivelit të lartë të NATO-s

Në këtë samit do të diskutohet për konceptin e ri strategjik të Aleancës, ku do të marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe qeverish të 28 vendeve anëtare, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe në përbërje të tij janë ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, ambasadori shqiptar në NATO, zoti Artur Kuko dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Të Premten, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Të Shtunën paradite, në vijim të axhendës së samitit, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në seancën e diskutimeve mbi Afganistanin dhe në mesditë në seancën kushtuar marrëdhënieve të NATO-s me Rusinë, që zhvillohen në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive.

Advertisement