Tiranë – Halimi: opozita ka si opsion bojkotin e integrimit të vendit

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit Halimi ka theksuar se opozita ka si opsion të vetëm bojkotin ndaj integrimit të vendit. “Ju keni si opsion të vetëm dukatizimit të Shqipërisë, por harrojeni. Ju keni si opsion bojkotin ndaj integrimit të vendit prandaj duhet ti kërkoni falje shqiptarëve” theksoi Halimi. Ai gjithashtu i bëri thirrje deputetëve socialist të dalin dhe të tregojnë që janë pro integrimit të vendit, pro reformave të zhvillimit duke bashkëpunuar dhe duke miratuar ligje që shqiptarët ta kuptojnë që opozita po punon në të mirë të vendit.

Advertisement