“Për një kohë të gjatë ju u keni kërkuar njerëzve që të përfshihen dhe të dalin me ide të reja. Andaj jam i lumtur që shoh parti të tilla që duan të shohin një të ardhme më të mirë për shtetin e tyre dhe ky është një zhvillim i rëndësishëm”, tha Dell pas një takimi me udhëheqësit e partisë “Fryma e Re”. I pyetur për pjesëmarrjen e politikanëve që janë nën hetime, diplomati amerikan u shpreh: “Mendoj se është detyrë e KQZ-së t`i hetojë ata dhe të zbatojë një standard të qëndrueshëm për të gjithë”.