Me një deklaratë të tillë, ka dalë para mediave Florin Krasniqi, përfaqësues i lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga Thaçi. “Jam i vetëdijshëm se Hashim Thaçi është mbi ligjin në Kosovë. E kaluara e afërt e gjyqësorit të Kosovës ka dëshmuar se ai nuk është i pavarur, dhe se i mungon mundësia që të merret me disa krerë institucional e politik të vendit. Është ndikimi i këtyre politikave që po e shkatërron cilësinë e gjyqësorit duke ia pamundësuar atij pavarësinë dhe objektivitetin”, tha Krasniqi.