Në një intervistë për RTK-në, Kukan thotë se duhet t’i kushtohet vëmendje përmbushjes së obligimeve nga ana e Kosovës, për fillimin e këtij procesi, që sipas tij, nuk do të marrë edhe shumë kohë. ”Mendoj se pas publikimit të raportit të progresit, bisedimet ndërmjet Komisionit Evropian dhe autoriteteve në Kosovë për liberalizimin e vizave duhet të fillojnë, por nuk e di se kur. Për mua është pozitive që tani Komisioni Evropian nuk ka pretekst që ta neglizhojë këtë proces. Kjo do të thotë që dialogu do të fillojë shpejt”, tha Kukan për RTK-në.