Rreth 200 persona ishin ftuar në drekën tradicionale të Bajramit të Vogël, e cila u organizua në sheshin pranë “Ushtarit të Panjohur”. Kryetari i Bashkisë Edi Rama u bëri thirrje të gjithëve që në një ditë si kjo të ndihmojnë familjet e varfra dhe ata në nevojë. Kryetari i Bashkisë u ka premtuar pjesëmarrësve në këtë drekë se do të përpiqet të bëjë më shumë që ata të ndihen më mirë. Bashkia e Tiranës e ka kthyer në traditë që për cdo festë të shtrojë tryeza për më të varfërit.