Kështu është shprehur përfaqësuesi i “Opozitës së bashkuar” Spartak Ngjela në një konferencë për shtyp duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë që sipas tij është e korruptuar. Ndërkohë duke iu referuar edhe raportit të BE-së për statusin e vendit kandidat, Ngjela e ka cilësuar kryeministrin Berisha si fajtorin kryesor të këtij refuzimi duke shtuar se pas marrjes së këtij vendimi Berisha duhet të jepte dorëheqjen.