Tiranë – Rama: kemi gati planin e Xhamisë së re

Një ditë para se të festohet dita e Kurban Bajramit, ose Bajrami i Vogël, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka premtuar se do të jepet leja për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë, e kërkuar prej vitesh nga besimtarët myslimanë për shkak të mungesës së ambienteve për të kryer ritet fetare. “Bashkia e Tiranës uron gjithë qytetarëve myslimanë Kurban Bajramin. Kemi gati planin e punës për realizimin e Xhamisë së re të kryeqytetit. Ky qytet duhet ta ruajë dhe ta promovojë tolerancën si një shembull që na takon ta përcjellim brez pas brezi” u shpreh Rama. “Bashkia e Tiranës uron gjithë qytetarëve myslimanë Kurban Bajramin. Shpresoj me gjithë zemër që nga bashkëpunimi ynë të lindë një xhami e re që të jetë brenda aspiratave dhe dëshirave të komunitetit” përfundoi Rama.

Advertisement