NATO kërcënon Rusinë! Sekretari Rutte: Do ketë pasoja shkatërrimtare nëse sulmohet Polonia.

Friday, December 5, 2025

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Rusinë me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës.

Rutte ka folur gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, gjatë një vizite zyrtare aty. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, kanë shprehur shqetësime se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtat Rusisë. Ato frikësohen gjithashtu se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të rikuperojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme.

Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s.

“Nëse dikush do të merrte guximin në mënyrë të gabuar dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, tha Rutte.

RELATED ARTICLES

2 COMMENTS

    • Bozho Belo Basanovic po qfar lufte bre me kon at luft? Paj rusija e coft spo ka fuqi nje ushtri te lodht te ukraines me mujt e leje mo me nato. Mu kap po edin putini fuqin e vet me tenka te viteve 60 osht tu luftu me asi baraka te vjetra. Per 12 ore europa e vorros russin

Comments are closed.

- Advertisment -