“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale të Republikës së Kosovës pajtohen për respektimin e deklaratës së përbashkët, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme më 12 Dhjetor 2010. Kjo deklaratë nuk zëvendëson asnjë rregull ekzistuese dhe në asnjë mënyrë nuk e shfuqizon ligjin në fuqi për zgjedhjet. Partitë, anëtarët dhe kandidatët e tyre solemnisht marrin përsipër dhe i premtojnë njëri tjetrit dhe popullit të Kosovës se do t`i përmbahen dhe do ta promovojnë aktivisht këtë deklaratë dhe rregullat e përcaktuar me ligj”, thuhet në preambulën e Deklaratës.