Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga autoritetet vendase të shëndetësisë, numri i personave që kanë gjetur vdekjen si pasojë e kolerës në vend ka arritur në 917, prej këtyre vetëm 121 që nga dita e Premte. Autoritetet vendase shtojnë se nga 14.642 persona që janë paraqitur në spital me simptoma të kolerës, 14.083 kanë marrë kurën e nevojshme në kohë dhe janë larguar ndërsa pjesa tjetër vazhdon të jetë nën kujdes dhe izolim të plotë prej mjekëve.