“Liberalizimin e vizave e fituam me mund. Ishte opozita e cila tentoi të dëmtojë liberalizimin e vizave . Për këtë arsye Edi Rama duhet tu kërkojë falje qytetarëve, pasi falja është forma më e mirë për të treguar pendesën”. Kjo ishte deklarata e Kryeministrit Berisha ndërsa theksoi se qeveria shqiptare angazhohet të plotësojë të gjitha kushtet e BE për këtë proçes në mënyrë që heqja e vizave për shqiptarët të mos krijojë as shqetësimin më të vogël për shtetasit e BE.