Marrëveshja që i jep kryeministrit Nouri al Maliki një mandat të dytë u firmos ditën e mërkurë, por siguria e saj u cënua pas braktisjes së Parlamentit nga blloku sunit. Liderët e blloqeve kyce u takuan para sesionit të sotëm parlamentar dhe ranë dakord që të zgjidhnin cështjet kryesore. Iraku ndodhej në një ngërc politik që prej zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në muajin mars. Aleanca Al-Iraqia, e drejtuar nga ish-kryeministri Iyad Allaëi, doli nga këto zgjedhje me dy mandate më shumë se koalicioni Shteti Ligjor i Al Maliki-t. Por ishte ky i fundit që fitoi më shumë mbështetje nga partitë e tjera për një shumicë parlamentare dhe në fund arriti një marrëveshje me Allavi-n.