Birmani – Lirohet Aung San Suu Kyi

Policia heq barrikadat jashtë shtëpisë së saj duke i dhënë fund kështu masës për gruan që ka marrë cmimin Nobel për Paqen në vitin 1991. Qindra përkrahës të udhëheqëses u mblodhën jashtë shtëpisë së saj dhe selisë së partisë së saj Liga Kombëtare për Demokraci në pritje të lirimit. Shumë prej tyre mbanin bluza ku ishin shkruar sllogane: “Ne jemi me ty Aung Su” apo “Liri nga Frika”. 65-vjecarja duhet të ishte liruar vitin e kaluar, por mbërritja e një amerikani që deklaroi se kishte ardhur në Birmani për ta shpëtuar i shtoi edhe 18 muaj dënimit të saj.

Advertisement