Librazhd – Presidenti Topi: partitë të dialogojnë për të mirën e vendit

Në një prononcim për mediat nga qytetit i Librazhdit ku mori pjesë në festën për çlirimin e qytetit kreu i shtetit kërkoi që partitë politike të vendosin dialogun për të mirën e vendit. Sipas tij të dyja palët duhet në nisin dialogun kontruktiv dhe bashëkpunimin mes tyre për një zgjidhje të ngërçit politik. “Po të kishte ndodhur dialogu më parë, sot gjërat do të ishin më mirë”, theksoi Presidenti. Gjithashtu kreu i shtetit i bëri apel shqiptarëve të respektojnë kriteret për lëvizjen e lirë dhe të zbatojnë rregullat e komunitetit europian për lëvizjen në hapësirën Shengen. “Jemi në një moment që kemi arsye të gëzohemi, tani shqiptarët kanë mundësi të lëvizin të lirë në hapësirën shengen”, tha presidenti.

Advertisement