Tiranë – Meta: kriza politike është krijuar nga opozita

Sipas ministrit Meta shkak i refuzimit të statusit për vendin kandidat është ngërçi politik që sipas tij është krijuar artificialisht nga opozita për të dëmtuar vendin. “I vetmi problem për refuzimin e statusit kandidat është ngërçi politik që është artificial dhe është krijuar nga opozita që mendon se duke dëmtuar integrimin e vendit mund të përfitojë politikisht” theksoi Meta. Meta duke e cilësuar opozitën si përgjegjësen kryesore për mosmarrjen e statusit theksoi se askush nuk i beson lotët e krokodilit të opozitës pasi nëse kjo e fundit kërkon zgjidhjen e krizës duhet të votojë Gjykatën Administrative dhe ligje të rëndësishme për vendin.

Advertisement