Gjatë leximit të parë në Kuvendin e Kosoves te projektligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, grupi parlamentar i AAK-se ka kërkuar kthimin e tij tek ata që e kanë hartuar. Shefi i deputetëve të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se ligji është i hartuar keq dhe është një mishmash ordiner. Sipas tij, Komisioni për Punë të Jashtme ka qenë kundër kthimit të projektligjit.