Tiranë – Rama: Berisha do të godasë qeverisjen vendore

Duke folur në protestën e organizuar nga shoqata e autonomisë vendore para Parlamentit kryebashkiaku Rama theksoi se nëse masat e ndërmarra nga kryeministri Berisha kthehen në ligj atëherë do të goditen themelet e qeverisjes vendore. “Në emër të të gjithve më lejoni të ngre zërin e protestës duke shpjeguar se si e gjithë kjo furi nisi në monentin që Berisha ndjeu rrezikun se po humbiste nga përfitimi i kasave fiskale” theksoi Rama duke shtuar se qeveria ka rritur barrën fiskale duke u vendosur TVSH-në bizneseve të vogla. Më tej kryebashkiaku Rama duke iu referuar raportit të KE-së për statusin e vendit kandidat theksoi edhe njëherë se kryeministri Berisha ka dështuar në integrimin e vendit. “Sali Berisha ka dështuar dhe këkron që dështimin e tij me çdo kusht ta mbulojë me një propagandë të shfrenuar dhe me ftesa të pamoralshme në një kohë që varfëria në vend është rritur dhe vendi nuk mund të përballojë asnjë situatë emergjence” theksoi më tej Rama. Ndërkohë kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestat e pandalshme të opozitës për largimin e qeverisë. “Të bashkohemi në protesta të pandalshme për të mbrojtur modelin tonë të zhvillimit duke moslejuar që me taksat tona të mos pasurohen pushtetarët dhe të varfërohen komunitetet” theksoi më tej Rama.

Advertisement