Tiranë – Berisha: në 8 Maj fundi i korrupsionit me 20%

Duke iu drejtuar deputetëve socialiste kryeministri Berisha theksoi se zhvillimi i zgjedhjeve lokale në 8 maj të vitit 2011 do të jetë edhe fundi i korrupsionit që nis me 20% e kryebashkiakut Edi Rama. Gjithashtu duke iu referuar edhe njëherë liberalizimit të vizave Kryeministri Berisha theksoi se kjo arritje u bë pasi qeveria shembi murin e krimit dhe korrupsionit. Kryeministri Berisha ka rikujtuar edhe njëherë punën e bërë nga qeveria dhe luftën pa kompromis ndaj krimit, duke përmendur këtu goditjen e bandave kriminale si Banda e Lushnjës dhe banda e Lul Berishës. “Në Shqipëri ka ekzistuar me vite me radhë muri gjigant i krimit të organizuar”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament. “Pa luftën e krimit të organizuar, Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk do të merrnin liberalizimin e vizave. Lëvizja e lirë ka një kusht: nuk duhet të cënohet siguria e atyre që vendosën për liberalizimin”, u shpreh ai.

Advertisement