Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Prishtinë, lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti prezantoi aleatët e tij të rinj. Subjektet që do të bashkohen me “Vetëvendosjen” janë: Lëvizja për Bashkim, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, Balli Kombëtar, Partia Ekologjike dhe Lëvizja Demokratike për Integrim. Ky koalicion është joformal dhe zgjedhor. Të 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.