Lista e kandidatëve për deputetë, fillimisht u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, drejtuar nga kryetari i i kësaj partie, Hashim Thaçi. “Pas miratimit të kësaj liste nga Kryesia, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së u diskutua për listën. Pas vërejtjeve të imëta, lista u miratua unanimisht, ndërkaq renditja e saj iu besua Kryesisë së PDK-së”, thuhet në një komunikatë.