Pas takimit të politikanëve kryesorë të të gjitha partive në Bagdat, bëhet e ditur se do të formohet një koalicion qeverisës nën drejtimin e kryeministrit shiit në detyrë Nuri al Maliki. Fituesja e zgjedhjeve, aleanca al Irakija, e ish kryeministrit Ijad Allavi ndërkaq ka hequr dorë nga rezistenca e saj dhe në të ardhmen do të caktojë ministrin e jashtëm. Megjithatë partitë fetare shiite dhe partitë e kurdëve janë ende në kërkim të një kandidati të pështatshëm sunit për postin e presidentit të parlamentit që pritet të miratohet në parlament.