Rreziku më i madh është në kryeqytetin Porto-Prince, që është i mbipopulluar me më shumë se 1 milionë të mbijetuar të tërmetit të fillimvitit. Në shkallë vendi në Haiti 10 mijë presona janë trajtuar në spitale nga kolera. Sëmundja transmetohet përmes ujit të ndotur dhe mund të shkaktojë vdekje brenda disa orësh nëse nuk trajtohet.