“Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e gjithë atyre jetëve në aksidentin e rëndë të ndodhur në Ballsh”, thuhet në këtë mesazh. “I bashkohemi dhimbjes së familjeve dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e më të afërmve të tyre”, shprehet më tej, kreu i ri i LDK-së, Isa Mustafa.


