Tiranë – Presidenti Topi ngushëllon familjarët e viktimave

“Në këto çaste tepër të vështira gjendem shpirtërisht pranë jush duke ju shprehur solidaritetin njerëzor dhe gatishmërinë institucionale për të qenë plotësisht në mbështetje të nevojave tuaja më imediate”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të vendit. Presidenti Topi thekson se kjo ngjarje sjell hidhërim për cdo familje shqiptare, ndaj të gjithë bashkë ndajmë pikëllimin dhe shprehim lutjen që shpirti i viktimave të prehet në paqe.