Kosovë – Ambasadori i Bullgarisë dorëzon letrat kredenciale

Gjatë takimit, Krasniqi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe njëkohësisht falenderoi ambasadorin Bobev për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës me njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen e shumë proçeseve të tjera. Krasniqi theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve. Ndërkaq, ambasadori i ri i Bullgarisë në vendin tonë shprehu përkushtimin e Bullgarisë për thellimin e raporteve shumë të mira që ekzistojnë në mes të dy vendeve.

Advertisement