Izrael – Eshton kërkon ndalimin e ndërtimeve në Jerusalem

Eshton tha se planet e Izraelit për të ndërtuar 1300 njësi të reja banimi në Jerusalemin lindor bie ndesh me përpjekjet ndërkombëtare për ringjalljen e paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Izraeli shpalli të hënën këto plane, të cilat nxitën reagime të fuqishme nga palestinezët , të cilët akuzuan kryeministrin Benjamin Natanjahun se po sabotonte bisedimet e paqes. Bisedimet direkte të paqes rinisën në shtator, por ngecën më pak se një muaj më vonë për shkak të çështjes së ndërtimit të banesave hebreje.

Advertisement