Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen nga Bes Kallaku!

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuara e rradhës e podcastit të Arbana Osmanit. Artistja ka folur në episodin e fundit për herë të parë lidhur me ndarjen e saj dhe të Bes Kallakut. Ajo ka deklaruar se fundin e martesës së saj njk e shikon si një dështim personal.

Nuk e shikoj si dështimin tim personal. Martesa nuk është thjesht me veten, por me një individ tjetër. Asgjë në këtë jetë nuk është e garantuar, as jeta, as vdekja dhe as martesa. Madje, mjafton të di që unë bëra të pamundurën, të paktën pjesën time”, – tha Xhensila.

Advertisement

Ndër të tjera ajo rrëfehu se nuk ka qenë tradhëtia ajo që ka i dha fund martesës së tyre, duke rrëzuar kështu çdo spekulim përtokë.

Unë besoj që kur ka probleme në çift, përgjegjësia është e dyanshme dhe duhen dy për ta kërcyer tangon. Në rast kur pesha i mbetet vetëm njërit partner, marrëdhënia dështon. Nga vetë fjala marrëdhënie, marr dhe jap, kthehet vetëm marr ose vetëm jap. Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërisht nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë. Për këtë pjesë, besoj se jemi të dy të qetë”.