Akuzat ndaj P. Diddy duket se nuk kanë fund! Ndërsa bota u shokua fillimisht nga ‘festat e bardha’, një tjetër dëshmi tronditëse është bërë publike.
Një dizajnere mode, ka paditur Sean “Diddy” Combs, duke e akuzuar atë se e ka varur përmbi balkonin e katit të 17-të të apartamentit të ish-të dashurës së tij, Casandra “Cassie” Ventura. Padia prej 17 faqesh, e depozituar këtë javë në Los Anxhelos, përfshin akuza për sulm seksual, dëm emocional, pengmarrje dhe akuza të tjera. Bongolan kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim.
Në padinë e saj, ajo tregon se ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2016. Sipas padisë, Combs ka hyrë në apartament herët në mëngjes dhe i është afruar në balkon, duke e prekur në mënyrë të papërshtatshme. Kur Bongolan ka filluar të kundërshtojë, Combs e ka varur nga balkoni i katit të 17-të, duke i thënë asaj të mos bënte më zhurmë.
Në padinë e saj, ajo gjithashtu tregon se ka qenë dëshmitare e dhunës dhe abuzimit midis P. Diddy dhe Ventura-s, duke përfshirë një rast ku ai ka hedhur një thikë të madhe drejt saj.
Po ashtu, Bongolan pretendon se ka përjetuar “terror dhe abuzim” nga Combs gjatë marrëdhënies së tyre profesionale.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Combs kanë mohuar këto akuza dhe kanë shprehur besimin se akuzat do të rrëzohen.